Zakonisht është Donald Trump ai që vë në siklet të tjerët.

Por këtë radhë ka ndodhur e kundërta.

Gjatë Samitit të NATO-s në Bruksel, Donald Trump drejtohet për tek kryeministrja britanike May dhe i shtrin dorën për ta takuar.

Por kryeministrja britanike e shmang duke e prezantuar me sekretarin e saj të ri të Jashtëm, Jeremy Hunt.

Komentuesit thonë se ky ka qenë një gjest i qëllimshëm.

Pas Samitit të NATO-s, Trump shkoi pikërisht në Britani për një vizitë dy ditore, ku u prit me protesta të shumta.(TemA)