Një mësues në Kinë është filmuar duke rrahur një grup nxënësish pasi ata me sa duket nuk arritën të përfundonin detyrat e shtëpisë.

Nxënësit, nga një shkollë e mesme në qytetin kinez Sichuan, u urdhëruan nga mësuesja të rreshtoheshin para derës së klasës, të cilat më pas ajo i godiste me një shkop.

Videoja e kësaj rrahje brutale është bërë mjaft virale në internet, ndërsa zyrtarët ministrisë së arsimit kanë njoftuar se kanë filluar hetimet lidhur me këtë çështje. (TemA)