Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë kimike pranë aeroportit të Kajros, raporton agjencia shtetërore e lajmeve egjiptiane MENA.

Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të plagosur 12 persona.

Ata janë shtruar në spital, por nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

Një zëdhënës i ushtrisë tha se shpërthimi u shkaktua nga temperaturat e larta në një depo karburanti.

Trafiku ajror në aeroport nuk është prekur, konfirmoi ministri i aviacionit të Egjiptit Younis al-Masri.

Sipas dëshmitarëve okularë, zhurma e shpërthimit ishte shurdhuese dhe flakët mund të shiheshin nga një distancë. (TemA)