Një video rrëqethëse që është shpërndarë në Snapchat tregon momentin kur tre adoleshente torturojnë një foshnje me pistoletë elektrike.

Më pas adoleshentet nga Arkansasi, SHBA u arrestuan nga policia.

Kjo pasi autoritetet i janë përgjigjur telefonatës kur në spitalin u trajtua një foshnje për keqtrajtim.

Aty policia mori në pyetje Elyssa Watkins, nënën e njëvjeçares Carrigan e cila shfaqet në videon e Snapchat-i duke u torturuar nga tri adoleshentet, të cilat madje qeshnin me të teksa e godisnin me pistoletë elektrike.

Watkins u ka thënë policisë se treshja e adoleshenteve janë përgjegjëse për gjendjen e vajzës së saj, dhe pasi analizuan pamjet identifikuan dhe arrestuan vajzat.

Për fat të mirë vogëlushja nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz. (TemA)