Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, përmes një komunikate për media thekson

“Nëse marrëveshja ishte sukses historik për Maqedoninë, pra Zaev nuk do të kishte dilema t’i shtonte në çështjen e referendumit edhe BE-në dhe NATO-n, duke e keqpërdorur besimin ndaj partnerëve tanë ndërkombëtarë. Zaev po bën truqe se si të mashtrojë popullin që të arsyetojë politikat antishtetërore me të cilën e mbulon paaftësinë. Zoran Zaev dhe shumica qeveritare nuk zgjedhin mjete që të realizojnë marrëveshjen e dëmshme dhe kapitulluese. Qytetarët i mbështesin vlerat evropiane dhe perëndimore, por nuk i pranojnë marrëveshjet dhe politikat e dëmshme dhe të gabuara nga karteli kriminal në krye me Zoran Zaevin”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.