Arsene Wenger ka thënë se qëndrimi 22 vjeçar në Arsenal, mund të jetë gabimi më i madh në karrierën e tij si trajner.

Francezi u largua nga posti pas përfundimit të edicionit të kaluar.

Por, ka pranuar se mund ta bënte më herët, përcjell “lajmi.net”.

“Jam person që i pëlqen të lëviz shumë, por më pëlqejnë edhe sfidat”, deklaroi Wenger për “Sky Sports”.

“Kam qenë i burgosur nga sfidat e mija, nganjëherë”, theksoi ai. /Lajmi.net/