Home Aktualitet Lajme Zaev: Anëtarët e KSHZ-së do të konfirmohen në fund të javës

Zaev: Anëtarët e KSHZ-së do të konfirmohen në fund të javës

6
0

Besoj se deri në fund të kësaj jave Komisioni i Kuvendit për Zgjedhje dhe Emërime do të emërojë anëtarët e rinj të komisionit Shtetëror zgjedhor”, kështu është shprehur kryeministri Zoran Zaev,. “Atë që dëgjova mbrëmë, gjatë kohës së pyetjeve nga deputetët në Kuvend, është se ne jemi duke pritur vendimin e deputetëve të VMRO-DPMNE-së. LSDM tashmë ka konfirmuar përfaqësuesit e saj, njëjtë dhe Bashkimi Demokratik për Integrim. Sipas të gjitha gjasave edhe partia e vogël opozitare tashmë ka ndarë mendjen se cili do të jetë përfaqësuesi i tyre në KSHZ dhe siç më kanë informuar koordinatorët e grupeve parlamentare, kjo gjë do të përfundojë në fund të javës”, ka thënë Zaev.

Previous articlePopulli ‘Hunza’ nuk sëmuren kurrë, nuk kanë kancer dhe jetojnë shumë gjatë – ja pse
Next articleShkup, suspendohet nga puna një infermiere pasi ka bërë “selfi” me një pacient në gjendje të rëndë shëndetësore