Zoran Zaev, sot në ora 18:00 në Klubin e Deputetëve ka caktuar takim në nivel liderësh. Pritet që në takim të flitet për përgatitijet për referendumin për marrëveshjen me Greqinë, i cili duhet të mbahet në vjeshtë.

“Për shkak të momentit të jashtëzakonshëm politik që kërkon shtrirjen e kornizës institucionale të takimeve të liderëve, në këtë takim në formatin 1+1 (kryetari i partisë politike dhe një përfaqësues i partisë politike), janë ftuar partitë me më shumë se një deputet në Kuvendin e Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Kjo është hera e parë e takimit të liderëve, në të cilin janë ftuar kryetarët e partive që kanë më shumë se një deputet në Kuvend.