Home Aktualitet Lajme Zjarr në një qendër tregtare në Shkup

Zjarr në një qendër tregtare në Shkup

4
0

Një zjarr masiv sot pasdite ka përfshirë hapësirat e nëndheshme të qendrës tregtare “Antiko” në lagjen Karposh 4 në Shkup.

Në disa rrjete sociale janë publikuar foto nga vendi i ngjarjes, ku shihet tymi i madh që del nga bodrumi i kësaj qendre dhe kati përdhes, nga ku del tym dhe zjarr. Në këtë pjesë siç dihet është parkingu i makinave, por edhe dyqane dhe magazina.

Nga Njësia e zjarrëfikësve të Shkupit theksojnë se katër makinat e tyre janë në terren dhe se kanë ndërmarrë të gjitha masat për shuarjen e zjarrit. (INA)

Previous articleSizmiologu i njohur tregon situatën e tërmeteve në Shqipëri: Ja zonat më të rrezikuara dhe disa këshilla për t’u mbrojtur
Next articleMPB kërkon 4.800 denarë për pasaportë me procedurë të shpejtë, ndërkaq cakton termine për dy javë