Tashmë është zyrtare, Anthony Joshua do të ndeshet me Alexander Povetkinin.Dueli i shumëpritur mes Joshua e Povetkin do të zhvillohet në vjeshtë, raporton Sky Sports.Joshua do të mbrojë titujt e botës ndaj rusit 38-vjeçar Povetkin më 22 shtator në Wembley të Londrës.Britaniku 28-vjeçar në Wembley kishte mposhtur Wladimir Klitschkon për titujt e IBF, WBA dhe IBO në prill të vitit 2017.

Ndërsa, ai bashkoi titujt e WBA, IBF dhe WBO pasi e mposhti Joseph Parkerin në muajin mars të këtij viti në Kardif.Joshua, që është pa humbje në 21 meçet e tij të zhvilluara, do të ndeshet me Povetkinin, kampionin e WBA në vitet 2011-2013.Boksieri rus ka vetëm një humbje që prej debutimit të tij në vitin 2005, atë të pësuar nga Wladimir Klitschko në vitin 2013 me vendim unanim, në vitin 2013 në Moskë.Ky duel do të jetë një meç i dy ish-kampionëve olimpikë, me Joshuan që e fitoi të artën në Londër në 2012-tën, derisa Povetkin më 2004 në Athinë. /Insporti.com