Lëvizja Besa, sot do të mbaj mbledhjen e kuvendit qendror në selinë e kësaj partie në Shkup për të diskutuar rreth referendumit, njofton TetovaNews.

Sipas burimeve brenda Lëvizjes Besa, sonte pritet të zgjidhet shefi i shtabit për referendumin dhe do të shpaloset sllogani i Lëvizjes Besa dhe mënyra se si do të realizohet fushata për referendumin.

Vlen të theksohet se në takimin e mbajtur në mes liderëve, Bilall Kasami theksoi se: Lëvizja Besa do të bëj veçmas fushat elektorale për Referendumin./TetovaNews/