“Ndryshimi i kufirit Kosovë-Serbi nuk zgjidh asgjë, veç hap kutinë e armiqësive etnike”. Kështu mendon ministri për Evropën i Gjermanisë, Michael Roth.

Kreu i diplomacisë gjermane paralajmëroi të hënën Kosovën dhe Serbinë se ndryshimi i kufirit të tyre nuk do të zgjidhë asnjë problem.

Ai tha se e ardhmja e rajonit është multietnike, multifetare dhe multikulturore.

“Të dashur miq në Kosovë dhe Serbi, rishkrimi i kufijve nuk do të zgjidhë asnjë problem. Një veprim i tillë do të hapte Kutinë e Pandorës të armiqësive etnike. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është thjesht multietnike, multifetare dhe multikulturore. E bashkuar në diversitet, kjo është Evropa”,u shpreh Roth. (TemA)