Gazeta më e lexuar në Zvicër “Blick“ ka bërë një analizë për sfidat që i presin nëntë krerë të shteteve më të fuqishme të botës.
Në mesin e këtyre liderëve, që pritet të lënë gjurmë në vitin 2019, gazeta më e madhe në Zvicër e ka përfshirë edhe Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Sipas “Blick”, liderët përcaktues që bota të mos dalë nga kontrolli janë Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Kryetarja e ardhshme e Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, Mbreti i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, Kryeministrja e Britanisë, Theresa May dhe Presidentja e Rumanisë, Viorica Dancila.

Duke analizuar sfidat e vitit 2019 që e presin Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, “Blick” shkruan se në dhjetor Thaçi njoftoi themelimin e ushtrisë së Kosovës, derisa Serbia që asnjëherë nuk e ka pranuar Kosovën u tërbua. Sipas gazetës, viti 2019 do të jetë detyrë e Thaçit që të vazhdojë të mbrojë pavarësinë e vendit të tij dhe të kontribuojë në stabilitetin e rajonit, pas themelimit të ushtrisë, pa e nxitur më tej konfliktin. “Blick“ ka shpjeguar se cilat janë sfidat që pritet t’i kenë këta nëntë politikanë të rëndësishëm të botës.