Një 33-vjeçare ka plot 28 vite që nuk i ka prerë flokët. Ajo është Alena Kravchenko, e cila tashmë ka flokë 2 metra të gjatë.

Rapunzeli në jetën e vërtetë është biznesmene dhe nënë e suksesshme e binjakeve gjashtëvjeçare, Valeria e Miroslava.

Gruaja nga Ukraina ka që në moshën 5-vjeçare që nuk i ka shkurtuar flokët. Së fundmi ajo ka zbuluar sekretin e flokëve të saj të butë e të gjatë, duke thënë se nuk i lan më shumë se 1 herë në 3 javë.

“I dua flokët e mi të gjatë dhe më pëlqen të kujdesem për to. Nuk i laj shpesh sepse mendoj se produktet nuk janë të mira për to, madje mund ti hollojnë dhe pengojnë rritjen e tyre”, është shprehur 33-vjeçarja.

Kjo e fundit ka theksuar se vajrat natyralë janë të mirë dhe ndihmojnë në ruajtjen e shkëlqimit të flokëve.

“Zakonisht i mbaj të lidhura flokët, por kur i lëshoj tërheqin vëmendjen e të gjithëve. Madje disa më kërkojnë edhe që t’u bëjnë fotografi dhe më quajnë Rapunzel, gjë që mua më pëlqen shumë. Mendoj se flokët më bëjnë të veçantë dhe unike, prandaj jam shumë e lumtur kur njerëzit më shikojnë”, ka thënë Alena.