Nebahat Çehre, një prej legjendave të gjalla të kinematografisë turke, ka hidhëruar ndjekësit pasi ka njoftuar se nuk ka asnjë plan të rikthehet në ekran me seriale të reja në të ardhmen e afërt.

Aktorja 74-vjeçare, e cila ka luajtur në disa seriale të transmetuara edhe nga Tv Klan, si “Diamante dhe Dashuri” dhe “Dashuri e Ndaluar”, tha se “ka shumë propozime për projekte të reja, por po i refuzoj të gjitha”. Arsye nuk dha, por shumë mendojnë se mund të jetë mosha.

Ky do të jetë edhe Viti i saj i parë i Ri, të cilin do ta festojë pa nën e saj, Fethiye Muzzeyen, e cila ndërroi jetë në muajin Maj.

“Vitin e Ri do ta presim të gjithë bashkë në familje, ashtu siç ka ndodhur edhe më parë. Por siç e dini, këtë vit e kemi humbur nënën. Fatkeqësisht këtë vit nëna nuk do të jetë pranë nesh”, tha Çehre, e cila u uroi të gjithëve “Gëzuar Vitin e Ri 2019”. /tvklan.al