Ajo padyshim është diva e muzikës popullore.

Flasim për këngëtaren Shyhrete Behluli e cila është shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar. Duke qenë më e kërkuara, e kemi parë shpeshherë teksa surprizon dhe familje të ndryshme.

Kësaj radhe ajo është ftuar në një familja nga hoxhë Elvis Naçi, i cili dhe ka publikuar një video gjatë momentit kur këngëtarja surprizon dy motrat jetime, Albinën dhe Dafinën.

Gjithashtu këngëtarja u ka bërë disa dhurata simbolike dy motrave të cilat sapo janë futur në shtëpinë e re.