Një familje australiane nuk priste që për Krishtlindje të kishte një “mysafir” të paftuar në shtëpinë e tyre.

Ata kanë gjetur një piton brenda letrës higjenike dhe kanë telefonuar menjëherë autoritetet përkatëse për të larguar gjarprin nga banjo.

Pitoni i vogël ishte futur brenda letrës higjenike dhe qëndronte i mbledhur. Stewuart Lalor, punonjës i shërbimeve të zvarranikëve të Brisbane, tha se i ndodh që brenda ditës të shkojë në më shumë se 12 shtëpi për të hequr gjarpinj.

Por ai tha se pitonët janë “shumë të padëmshëm” dhe nëse njerëzit tregohen të kujdesshëm nuk lëndohen.

“Nëse shikoni një gjarpër në shtëpinë tuaj, gjëja më e mirë për të bërë është të mos shqetësoheni, sepse pickimi është jashtëzakonisht i rrallë dhe ato janë të rrezikshme vetëm nëse i ngacmoni”, ka thënë Lalor.