Komunikacioni në rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet nëpër korsi të lagura. Reshje të dobëta të borës ka në Kriva Pallankë dhe Dellçevë.

Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Në disa rrugë për shkak të temperaturave të ulta janë paraqitur ngrica, sidomos në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit, aks në të cilin komunikacioni zhvillohet me shumë vështirësi.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore.