Nga Arsim Sinani

Hileqarët e pushtetit 50 vjet më pas i festojnë demostratat e vitit 1968. Sot kur marrëveshjen e Ohrit e bënë leckë, rininë e larguan nga vendlindja, gjuhën shqipe e kufizuan, luftarët e UÇK i degjeneruan, arsimin e shkatërruan, administratorët i pengojnë të punojnë, opozitën e coptuan, shqiptarin e zvetnuan, flamurin e zvogluan, shqiptarin e lodhën, i mbushën burgjet plot me shqiptar, kauzën e hodhën tej etj.

E festojnë demostratën e vitit 1968 vetë pasi ne nuk u shkojmë pas dhe skanë guxim të na dalin para sepse veprat e prindërve tonë jetojnë. Çështja shqiptare mbetet e hapur në Maqedoni, ky është mesazhi në këtë 50 vjetor të demostratave të Tetovës.

Pushtetar, idealet tuaja i përbaltët por idealet e prindërve tonë skeni mundësi t’i përvetsoni sepse janë Mal i madh që se kaloni sot. Sot ne kujtojmë më të dashurit tonë që dhanë gjithçka për kauzën shqiptare.Lavdi veprës së Axhës Gegë e mijëra shqiptarëve që u sakrifikuan !