Historia rrënqethëse: Varfëria e familjes shqiptare, fëmijëve u bie të fikët sepse s’kanë çfarë të hanë.

Një rast që bërtet për ndihmë është historia e familjes Rrapo në fshatin Kuqar të Këlcyrës, ku skamja po i merr dritën një familje me 3 fëmijë të mitur.

5 anëtarët e familjes Rrapo jetojnë në kushte mizerable.

Fëmijët 9 vjeç, 11 dhe 13-vjeçarë nuk kanë as bukë për të ngrënë dhe flenë në tokë të mbuluar me plastmasë, pasi uji e ka zaptuar çatinë e shtëpisë së tyre të shkatërruar.

Nëna e fëmijëve qan teksa tregon se është e detyruar t’i vë në gjumë fëmijët dhe t’i mbulojë me një plastmasë që atyre të mos u bjerë shiu në fytyrë e trup.

“E kam mbuluar shtëpinë me plastmasë, i mbaj fëmijët me bukë thatë. Plastmasin e kam vënë sepse pikon çatia… fëmijët flenë poshtë plastmasit sepse bie ujë. Kam 5 fëmijë, dy vajzza i martova 14 vjeç, më thanë nuk kemi bukë në shtëpi. Ikën ato, kam qarë shumë. Fëmijët e tjerë u bië të fikët, iu përplas koka në bankë se nuk kishte ngrënë bukë” – thotë gruaja teksa qan.