“Shqiptarët për shqiptarët” udhëtuan në Shkup të Maqedonisë. Familja e Agim Terziut jeton në kufijtë e mbijetesës. Agimi jeton me tre motrat e tij në banesën numër 59 në lagjen “Gazi Babë” Shkup.

Ata janë rritur jetimë. Nuk kanë parë një ditë të bardhë. Të katërt anëtarët janë të sëmurë dhe jetojnë në mjerim të plotë. Nuk kanë asnjë të ardhur dhe për ta nuk kujdeset askush.

Vajza Mevludja lindi e verbër, Shemsia është tërësisht e paralizuar ndërsa Sevimja dhe Agimi janë gjysmë të verbër.

Agimi: është kaq e vështirë të mbijetojmë, ne nuk punojmë!

Në lagjen ku banojë, fqinjët i njohin mirë vuajtjet e tyre. Mbijetesa e tyre varet vetëm falë ndihmës së fqinjëve dhe njerëzve bamirës. Por pavarësisht se ndihmës me ushqimet më bazike, kjo familje ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm.

Agimi: na ndihmojnë vetëm fqinjët, vetë nuk punoj dot se jam sëmurë. Nuk mundem. Nuk kemi asnjë të ardhur.

Kushtet ku jetojnë janë të rënda, kudo ka papastërti. Nga papastërtia dhe qëndrimi i vazhdueshëm në shtrat, në lëkurën e tyre janë përhapur plagë dhe infeksione të ndryshme. Këtu të harruar mes pisllëkut ata kanë nevojë që dikush tu zgjasi dorën. Por thirrjet e tyre u dëgjuan. Fati i tyre nuk do të jete kurrë më i njëjtë. Fondacioni “Firdeus” u siguroi një banesë të re. “Falenderoj Elvis Nacin dhe gjithë donatorët që më ndihmuan” thotë Agimi i emocionuar.