Kjo është Farije Murati nga Zajazi i Kërçovës. Ajo tanimë 12 vite me radhë vuan nga tumori në kokë. Por për shkak gjendjes së vështirë financiare nuk mund të operohet.

Operacioni kushton 6 mijë euro, e shpresa e saj është që dikush t’ia zgjas dorën për t’i mbledhur të hollat. “Tumor kam në kokë, një herë jam operuar, tash duhet për të dytën herë, tumori më ka lënduar edhe syrin. Duhet ta operoj dhe operacioni kushton 6 mijë euro”, tha Farije Murati. Dëshira e saj e vetme është të bëhet nënë e vyeshme për djalin e saj të vogël, por edhe për të shoqin e saj i cili vuan nga diabeti, yndyra në gjak dhe nga sëmundjet nervore.

“Nuk punon ka 3 vite, sharronte dru tash nuk punon, është i sëmurë ka sheqerin ka yndyrën edhe me nervat është i sëmurë dhe nuk punon. Merr vetëm 4000 denar “tha Farije Murati. Derisa Farija rrëfen hallin dhe peripecitë me të cilat përballet, bashkëshorti i saj nuk mund t’i mbaj lotët. Ditët janë të gjata për zonjën Farijen. Kur e kaplojnë dhimbjet nuk i përballon dot. Ajo qëndron e shtrirë në krevat. Kutia e mbushur plot me barëra.

Në mëngjes dhe në mbrëmje ajo konsumon një sërë tabletash për të zbutur dhimbjet dhe për të mbledhur forcën. Para se të dilnim nga shtëpia e saj, ajo edhe një herë bëri lutje për të gjithë ata që kanë mundësi ta ndihmojnë.

“Ju lutem dua ndihmë për syrin për ta operoj, kush ka mundësi” tha Farije Murati.
Këtë familje, por edhe Blendin e vogël e lamë me shpresën që nëna e tij sa më shpejt të shërohet.
071923232
071554586(viber)
MK07530280005543421