Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, në fjalimin e saj vjetor ka folur rreth punëve që janë realizuar gjatë vitit që po e lëmë pas dhe është fokusuar në punët që e presin komunën në të ardhmen.

Kordinatori i këshilltarëve të Lëvizjes Besa në Këshillin e Komunës së Tetovës, Besar Durmishi ka analizuar fjalimin e saj pikë për pikë dhe në profilin e tij në facebook ka publikuar këto demante:

– Kryetarja e Komunës: Para një viti fitova për të dytën herë besimin e bashkëqytetarëve të mi për të vazhduar rrugën dhe vizionin e ndryshimit për Tetovën.

– Realiteti: Për të dytën herë besimin e bashkëqytetarëve shqiptar nuk e morrët se dështuat në 4 vite, por, morrët besimin e pales maqedone, maqinerisë votuese që e ngarkoni komunën ti paguaj vetëm për t’iu votuar, dhe votave të blera.

– Kryetarja e Komunës: Një menaxhim i mirë me qytetin do të thotë të kuptosh nevojat e qytetarëve dhe të udhëheqësh duke respektuar pritshmëritë e tyre.

– Realiteti: Si në mandatin e kaluar edhe këtë vit që lam pas qytetarët e kanë kuptuar në mashtrimin tuaj, apo dështimin në zgjidhjen e problemeve të qytetit.

– Kryetarja e Komunës: Ne nuk zgjodhëm për tua imponuar qytetarëve perceptimin se problemet e mëdha zhbëhen përmes zgjidhjeve gjysmake dhe afatshkurtëra, por sfiduam veten me shumë punë për të përmbushur përgjegjësinë që e kemi dhe për të justifikuar të drejtën e qytetarëve tanë për të shpresuar në një të ardhme më të mire.

– Realiteti: Po ua kujtojmë disa rrugë njëra në Reçicë të vogël rr.Luboteni që nisën nga Arabati i Teqes e përfundon në varrezat tek tregu i mëparshëm i kafshëve, dhe po tjetra që nisën nga ky vend rruga numër 171 dhe mbaron në fund tek Universiteti i Europës Juglindore, rr. Bllagoja Toska e cila nisën nga rrethrrotullimi i picerisē Era dhe përfundon tek shkolla e mesme Tekstile, rr.Mirçe Acev e cila përfundon tek stadiumi i qytetit rrugë këta që secilës në veçanti i’u mungojnë ndriçimet publike, kanalizimet fekale dhe atmosferike, pa trotuare, të pa asfalltuara mirë ku në çdo 50 metre vërrehet ramje e rrugës dhe nevoja përsëri pë intervenim. Dmth janë zgjidhje afatshkurta, e kundërta me deklaratën e dhënë.

– Kryetarja e Komunës: Këtë vit ne filluam dhe finalizuam disa nga projektet infrastrukturore të cilat janë shumë të rëndësishme për funksionimin e përgjithshëm të qytetit. Arritëm të asfaltojmë dhe rikonstruojmë rrugën Murat Baftijari, me vendosjen e ndriçimit publik, ndrimin e tërësishëm të rrjetit të ujësjellësit, si dhe vendosjen nëntokësore të rrjeteve elektrike dhe të telekomunikacionit.

– Realiteti: Qendër e veprimtarive artizanale që një vit pritën deri sa ju ta mbaroni rrugën dhe ende e pa përfunduar, edhe një vit tjetër duhet te presin qytetarët e kësaj zone për një rrugë që kapën dikung afër 1 km?
Duhet të keni turp ta përmendni këtë si investim.
A i’u duhen 2 vite mandat për një rrugë 1km?

– Kryetarja e Komunës: Paralelisht me këtë përfunduam edhe Urën e Kazazëve që lidh 2 anët e lumit Shkumbin dhe sot është një vlerë e shtuar për sa I përket qarkullimit sa më efikas të automjeteve dhe qytetarëve në këtë pjesë të qytetit.

– Realiteti: Ura e Kazazëve më herët ka qenë e ndërtuar me gurë si vlerë historike e Tetovës. Ju, është dashur ta ndërtoni në po të njëjtën formë, ndërsa ju e keni asfalltuar dhe betonizuar, që sa më lehtë ta kaloni si problem. Me këtë veprim ju keni humbur gjurmët e historisë së monumenteve dhe vlerave në qytetin tonë.

– Kryetarja e Komunës: Një tjetër parim të cilin ne e besuam dhe të cilit i qëndruam plot bindje, është politika jo selektive dhe pa kompromise hatresh për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme. Një politikë që u rezistoi tundimeve dhe u dëshmua si e suksesshme sepse ndikoi në rritjen e numrit të nxënësve në shkollat e mesme profesionale të cilat janë shumë të rëndësishme për tregun e punës.

– Realiteti: Shkaku i politizimit të skajshmën shkolla e mesme profesionale Tekstile “Gjorçe Stojçevski” dhe Bujqësore “Mosha Pijade” nga viti në vit kanë rënie të numrit të nxënësve ku i detyron disa drejtime profesionale në këto shkolla të mbyllen, ndërsa, shkollat e mesme Gjimnazi “Kiril Pejçinoviq” dhe shkolla e mesme e Mjekësisë “Nikolla Shtejn” të stërmbushura me nxënës.

– Kryetarja e Komunës: Paralelisht me investimin në kapacitet njerëzore të mësimdhënësve dhe nxënësve, vazhduam me investimet kapitale në infrastrukturën shkollore, që janë parakusht i një zhvillimi të përgjithshëm të procesit edukativo-arsimor.

– Realiteti: Po ua rikujtojmë banorëve të qytetit se për një shkollë fillore në Reçicë të vogël që duhet të ndërtohet, ku mbi 1,000 nxënës kanë nevojë. Kryetarja e komunës në mandatin e parë e premtoi me investime kineze, në mandatin e dytë bashkë me Kryeministrin Zoran Zaev dhe zv.Kryeministrin shkuan deri në vend dhe e premtuan.
– E vetmja Lëvizja Besa ishte në protesta që të dëshmonte para qytetarëve mashtrimin që i’u bëhet nga pushteti qendror dhe ai lokal. Kaloi gati një vit, ai vend ende është i mbushur me kullosa.

– Kryetarja e Komunës: Për ta përmbyllur këtë kapitull që njeh fëmijë të shëndoshë si parakusht të një ardhmërie të sigurtë, furnizuam me pastrues të ajrit të gjitha çerdhet dhe mësojtoret e klasave të para në Komunën e Tetovës.

– Realiteti: Një pastrues të ajrit e kemi në qendër të qytetit që është bërë donacion nga investitorët tetovar për komunën e Tetovës, dmth nuk është punë e Komunës. E njëjta tani është në gjendje të mjerueshme, pa mirëmbajtje, e shkatëruar dhe jo funksionale, ndërsa qytetit i nevojiten mbi 40 të tilla.

– Kryetarja e Komunës: Tetova gjithmonë ka pasur potencial të madh kulturor i cili nuk ka mundur të del në shesh në mungesë të përkujdesjes institucionale. Komuna tash më i ka dyert e hapura ndaj artistëve tanë, ideve dhe projekteve të tyre. Ne kemi përkrahur projektet dhe veprimtarinë e tyre artistike dhe kemi organizuar shumë ngjarje kulturore të cilat dëshirojmë të mbeten tradicionale me qëllim të forcimit të identitetit kulturor të qytetit tonë . Në kuadër të angazhimit tonë institucional në fushën e veprimtarisë publike, këtë vit realizuam me shumë sukses dhe kolorit artistik edicionin e 6-të me rradhë të festivalit “Vera e Kulturës Tetovare“ dhe manifestimit “Tetova Feston Nëntorin“.

– Realiteti: Këshilltarët e Lëvizjes Besa i’a kujtojnë Kryetares së Komunës thënien e të ndjerit Ibrahim Rugova: “ Nuk mund të flas për letërsi përderisa populli im vuan nga uria”. Kryetarja e Komunës për 2 vite me rradhë investon në “Verë kulturore Tetovare” e shumë manifestime tjera në vlerë prej 371,000 euro, ndërsa, qyteti ka probleme fundamentale ku e karakterizon si një qytet me shoqëri të mesjetës me mungesën e kanalizimeve fekale, atmosferike, rrugëve të shkatëruara. Nuk mund të kemi kulturë në një vend me ajër të ndotur, ujë jo të pijshëm, deponi të egra, mungesë gjelbërimi etj.

– Kryetarja e Komunës: Vendimi i Qeverisë për të shlyer 51% të borxheve të komunave, është një mundësi të cilën asnjëherë nuk e patëm, por njëkohësisht edhe një përgjegjësi të cilën duhet me shumë seriozitet ta kuptojmë.

– Realiteti: Qeveria në vend që të financon komunën për investime kapitale që do i rregullonin problemet e qytetarëve ose me këto investime do të ndihmonte në zhvillim ekonomik, e njëjta financon dështimin e kryetares së komunës ku mbulon borxhet e krijuara nga keqmenaxhimi. Shtrohet pyetja për çfarë u krijuan ato borxhe, dhe ku janë punët e realizuara nga këto borxhe të krijuara apo më saktë çfarë u bë me ato të holla që hyri në borxh komuna?

– Kryetarja e Komunës: Komuna e Tetovës do tentojë edhe më tej që përmes zvogëlimit të obligimeve afatgjate të ndikojë pozitivisht në aftësinë e saj për kredimarrje, të rris përqindjen e të hyrave të realizuara për banor si dhe të përforcojë kapacitetet vetanake për administrim me resurset finansiare, me qëllim të zvogëlimit të varësisë nga transferet e pushtetit qendror.

– Realiteti: Të hyrat kapitale në vitin 2017 janë 8,8% në tërësi pë banorët, resurset finansiare vetëm 35%, në vitin 2018 të hyrat kapitale janë 28,8% në tërësi për banorët, resurset finansiare janë po të njëjtat 35%, me çfarë magjie do e bëni në vitin 2019-të 90%, dhe për çdo vit me rradhë transferet e pushteti qendror janë mbi 90% për arsye të dështimit në realizimin e mjeteve vetanake.