Kërkesat tona të parashtruara para opionionit në protestën e 4 Majit 2018 hasën në vesh të shurdhër të atyre që duhet të vendosin për këtë çështje.

Edhe njëherë para gjithë opinionit do t’i përsërisim ato kërkesa:

Zhvendosja e gjitha objekteve të lojërave të fatit në distancë 3 km nga çdo vendbanim.
Të hartohet një strategji nacionale për edukim mbi dëmet që shkakton bixhozi.
Sot, nga këtu kërkojmë nga të gjithë deputetët që të mos votojnë ligjin e propozuar nga Ministria e Financave i cili ua lehtëson funksionimin bizneseve të lojërave të fatit duke i varfëruar edhe më tej qytetarët e vendit tonë.

Kërkojmë nga deputetët që propozim ligjin e Ministrisë së Financave ta ndryshojnë përmes amandamenteve që ne u kemi dorëzuar me çka:

Gjitha objektet e lojërave të fatit të zhvendosen në distancë 3 kilometra nga çdo vendbanim.
Nga profiti i bizneseve të lojërave të fatit të ndahet 5% për të ndihmuar në rehabilitimin e viktimave të bixhozit.
Të hartohet strategji nacionale për edukim mbi dëmet shoqërore që shkakton bixhozi.
Ky ligj nuk guxon të kalojë pa patur debat të gjerë publik. Interesi i qytetarëve duhet të jetë mbi interesat e klaneve mafioze në bashkëveprim me qarqe të caktuara politike.

Reagimi i qytetarëve do jetë shumë i ashpër ndaj të gjithë atyre që do të shkelin vullnetin e qytetarëve. Kushdo që do guxojë të votojë atë ligj skandaloz do luajë bixhozi me fatin e tij dhe të partisë që përfaqëson.

Artikulli paraprakUniversiteti i Tetovës ende nuk ka përgjigje për kërkesat e studentëve që dolën në protesta
Artikulli tjetërFestivali shqiptar mbush “Yarraville Gardens” në Melburn, Australi (FOTO+VIDEO)