Ulja e numrit të lindjeve është kthyer në problem madhor në disa prej qytetet e Japonisë.

Në qytetin e Nagi-t, autoritetet vendase kanë nisur të ndërmarrin nisma konkrete për të frenuar problemin shqetësues.

Kësisoj, për nxitur çiftet e reja që të krijojnë familje, autoritetet ofrojnë deri në 5800 dollarë. Kjo shumë rritet nëse çiftet sjellin në jetë fëmijën e dytë apo të tretë.

Plakja e popullsisë dhe lindshmëria jo e rregullt është kthyer në një problem madhor për mbarë vendin. Një faktor është se çiftet emigrojnë vazhdimisht. Kujdesi gjithashtu për fëmijët në qytetet japoneze është i kushtueshëm.

Së fundmi kryeministri Shinzo Abe ka thënë se qeveria po kërkon që të ndryshojë ligjin që lejon punëtorët e huaj të qëndrojnë në vend për periudha më afatgjata. Ndërkohë që familjet që zhvendosen në qytete, përfitojnë subvencione për strehim, shkollim, dhe tarifa të reduktuara.