Portokalli duket të jetë një frut me veti të jashtëzakonshme dhe ndër më të rekomanduarit nga mjekët në këtë sezon.

Kjo pasi, portokalli përmban një sasi të lartë të vitaminës C dhe vetëm rreth 85 kalori. Por, më e rëndësishmja është se nuk përmban yndyrë, kolesterol ose natrium.

Portokajtë gjithashtu ofrojnë përfitime shëndetësore, duke filluar nga përmirësimi i sistemit imunitar në shëndetin e zemrës e deri në përmirësimin e lëkurës.

Por edhe lëvoret e portokalli kanë shumë benefite, pasi ato ndihmojnë me kollën, me to mund të ndizet zjarri, apo mund të shtohen në vaskë si aromatizues natyral.

Lëvoret e portokallit gjithashtu mund të përdoren si aromatizues në frigorifer, duke dhuruar një aromë vërtet të këndshme