Një tjetër vepër e rëndësishme me jehonë ndërkombëtare i shtohet qytetit të Korçës.

Në qytetin e Korçës u hap të shtunën muzeu “Gjon Mili”, që i kushtohet figurës së fotografit korçar që ka prekur kopertinat e revistave botërore me teknikën e tij unike të fotografimit me dritë.

Ky muze u bë i mundur falë investimit të Tap Albania, Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Korçë.

Në Muzeun e rikonstruktuar ekspozohen 240 fotografi të mjeshtrit botëror të fotografisë me origjinë shqiptare Gjon Mili, thënie të tij apo të njerëzve të tjerë, që janë shprehur për të, ekspozitore me elemente nga jeta e tij, apo e kohës që jetoi.

Gjon Mili kthehet në ‘dritën’ e vendit të origjinës, duke shtuar vlerat kulturore të qytetit me një thesar të çmuar./atsh