Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur sërish për çështjen e korrigjimit të kufijve me Serbinë si dhe dialogun me këtë shtet. Kreu i shtetit kosovar tha se, marrëveshje përfundimtare me Serbinë është shumë vështirë, ndërsa shtoi se ajo mund të realizohet të arrihet dhe ka pak gjasa të ndodhë, por sipas tij, arritja e një marrëveshje të tillë ka kuptim vetëm nëse Kosova njihet nga Serbia dhe anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Ai tha se arritja e një marrëveshjeje përfundimtare Kosovë-Serbi, ligjërisht e obligueshme nuk do të jetë e lehtë, por sipas tij, është e vetmja mundësi për të ecur para në integrimet euro-atlantike, raporton portali kosovar, “Telegrafi.

“Ne si Kosovë kemi ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyer me fqinjët tanë. Dëshirojmë të ndërtojmë marrëdhënie fqinjësore edhe me Serbinë dhe të ecim drejt integrimeve euro-atlantike”, tha presidenti.

Sipas tij, aktualisht është krijuar një momentum i ri ndërkombëtar për një marrëveshje Kosovë-Serbi, ligjërisht e obligueshme dhe të mbyllet kapitulli i luftës ndërmjet dy vendeve.