Për të qenë fitues në çdo aspekt të jetës, ju keni nevojë të kombinoni disa aftësi natyrore me disa aftësi mendore. Dritare.net do ju tregojë se çfarë cilësish duhet të keni që nesër të jeni fitimtarë.

1. Qëndrim pozitiv

Qëndrimi pozitiv është çelësi i suksesit, këtu futet besimi te vetja. Sistemi juaj i besimit është gjithçka, sepse lidhet me llojin e rezultateve që dëshironi të arrini.

Pra, vetë-efikasiteti, që është thelbi i besimit, është faktor kyç kur bëhet fjalë për realizimin e detyrave dhe arritjen e qëllimeve. Nëse ju keni besim te vetja, ka pak gjasa që të hiqni dorë.

2. Qëllime të mëdha, por të arritshme

Qëllimet për jetën duhet të vendosen jashtë zonës tuaj të rehatisë, për të arritur përtej kësaj që keni arritur deri më tani. Megjithatë, nuk duhet të jenë aq të mëdha, saqë të bëhen të paarritshme.

Çelësi është të vendosni synime që janë të arritshme, në mënyrë që të shijoni fitoren dhe suksesin brenda një periudhe të arsyeshme kohore.

3. Motivimi

Motivimi është një faktor që ju ndihmon të arrini qëllimet tuaj, pasi është forca shtytëse e vendosshmërisë. Ekzistojnë dy lloje: i brendshëm dhe i jashtëm. Motivi i brendshëm i referohet dëshirës për të arritur një qëllim për përfitime personale, pavarësisht shpërblimit. Ndërsa motivimi i jashtëm i referohet luftës për realizimin e një objektivi me shpërblim të jashtëm. Nivelet e larta të motivimit të jashtëm dhe të brendshëm,janë çelësat kryesorë të suksesit.

4. Kontroll emocional

Njerëzit që arrijnë suksese dinë si ta mbajnë fokusin e tyre të mprehtë, dhe nuk lejojnë të rrëmbehen nga emocionet. Ata janë të vetëdijshëm për vetën, dhe ky është çelësi. kur ne jemi të vetëdijshëm për emocionet tona, nuk do mbetemi kurrë në baltë.

5. Këmbëngulja

Është shumë e rëndësishme të jeni këmbëngulës, veçanërisht kur po përballeni me humbjen. Dështimi është një pashmangshëm për suksesin. Dështimi i jep kuptim suksesit, dhe këmbëngulja është një nga aftësitë më të rëndësishme./E.B-dritare.net