Një 32 vjeçare italiane humbi portofolin e saj me 150 euro dhe dokumente në afërsi të një stacioni të karburantin Binasco , Milano. Mëngjesin tjetër, kur ajo vuri re, menjëherë u përgatit për të ndjekur procedurën e ankesës.

Në vend të kësaj, papritur ajo u përball me një surprizë: tek stacioni i karabinierëve Binasco, i thanë se portofoli u kthye nga një prostitutë 22 vjeçare shqiptare që praktikon në atë rrugë provinciale. Përveç dokumenteve kishte të gjitha paratë dhe kjo do të ishte e mjaftueshme për ta kthyer historinë në një tregim të Krishtlindjeve.

Por kjo nuk përfundon këtu. Mbrëmjen tjetër, 32 vjeçarja vendosi të shkojë e të falënderojë vajzën, e cila u largua duke thënë se ajo kishte bërë vetëm detyrën e saj.

“Unë nuk e kam zgjedhur për ta bërë këtë punë, jam e detyruar të qëndroj në rrugë. Kur pashë portofolin, e mora fshehur sepse pata frikë se mos më shikonte njeri dhe ma merrte e hidhte edhe dokumentet”, tha e reja shqiptare.

Një natë më pas, italiania shkoi dhe e takoi sërish vajzën 22 vjeçare, e këtë herë për t’i dhënë një dhuratë për gjestin fisnik që kishte bërë. /ilgiorno.it