Prej disa ditësh Kryeministri Edi Rama u bën thirrje studentëve për dialog me qeverinë, për plotësimin e 8 pikave. Por mesa duket kërkesa e Kryeministrit Rama është kthyer në trend për të rinjtë shqiptarë.

Përmes rrjeteve sociale ata kanë shpërndarë disa fotografi ku duken që studentët kanë stampuar në bluzat e tyre foton e Ramës që lutet “Kur do flasim?”.

Këto foto janë shpërndarë kaq shumë, ku të rinjtë nuk hezitojnë të veshin bluzat më në modë për momentin.

Por këtë foto të shpërndarë disa herë nga të rinjtë e ka rishpërndarë edhe vetë Kryeministri Rama, ku krahas saj ka shkruar: ‘’ INSTA OF THE DAY’’./A.C/dritare.net