Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka theksuar se Serbia është në situatë të vështirë kur bëhet fjalë për Kosovën, transmeton Koha.net.

“Jemi në situatë të vështirë e të vetmuar lidhuri me Kosovën sepse të gjitha vendet në rajone e kanë njohur pavarësinë e saj”, citon “novosti” të ketë thënë Vuçiqi pas takimit me Mogherinin.

Duke e komentuar letrën e presidentit të SHBA-së Donald Trump, ai ka thënë se mendon se SHBA-ja është për kompromis, porse Beogradi e Prishtina nuk janë afër zgjidhjes.

“Letra e Trumpit më thotë se SHBA–ja është e interesuar që negociatat të përfundojnë me kompromis, se presidenti për herë të parë është haptas i përfshirë në proces, por nuk pajtohem e të se jemi në fazën finale, nuk jemi afër zgjidhjes”, ka thënë Vuçiq.

Ai në fund ka treguar se nuk ka pasur takim me kryetarin e Kosovës Hashim Thaçin.

“E kam parë në drekë, m’u afrua, por sot nuk kemi folur ndonjë gjë”, ka thënë Vuçiq.