Remzi Aliu

Xherma është vendëlindja ime me të cilën sot krenohem unë. Jo se është vendëlindja ime, por këtë ma thonë bashkëqytetarët e Malësisësë Tetovës dhe të rrafshit të Pollogut me të cilët kur takohem dhe kur ua tregoj preardhjen time, të gjithë më thonë se ishte fshat i krenarisë, bujarisë, mikëpritjese dhe në rend të parë, i mbrojtës së vatanit. Por, për këto epitete nuk do të flas sepse sot kanë ndryshuar kohërat. Do të shkruaj se me ҫfar mburem unë.

Së pari fshati im është njohur sipas emrit të mjekut popullor Qazim Sinani, i njohur për shërrimin e sëmundjeve psiqike, por më tepër është njohur për shërrimin e eshtrave të thyera. Emri i këtij mjeku popullor mbahet mend nga Dibra e gjer në Kaҫanik, për të cilin kanë shkruajtur edhe gazetat qeveritare.


Mjeku popullore Qazim Sinani — Kjo foto eshte marre nga Arkivi Shteteror i Maqedonise ne Shkup.

Xherma, ka qenë vatër e vërtet kulturore që ka disponuar me një thesar të pasur të krijimtarisë artistike. Aty, me xhelozi janë ruajtur vlera të mëdhaja shpirtërore dhe materiale të cilat tani me sukses po trashëgohen nga brezi i rinj. Këtu janë kalitë shumë të rinjë e të reja të cilët aktivitetin dhe afinitetin e tyre e kanë treguar në këndimin e këngëve lirike, epike, kreshnike, legjendare etj. Një numër tjetër i të rinjve janë dalluar edhe në kërcimin e valleve, ekzekutime në instrumente burimore me frymë dhe me tela.


Adem Memeti, solisti me i dalluar i fshatit Xherme ne ekzekutimin e melodive baritore ne fyell

Ndër instrumentalistët më të shquar në fyell dallohej Adem Sali Memeti i cili ka qenë mjeshtër në ekzekutimin e melodive baritore. Ky talent në Festivalin folklorik të viti 1953 të mbajtur në Tetovë shpallet solo instrumentalist më i mirë i festivalit, ku aty zenë vendin e parë. Që njeherit ka qenë shkas për t’u zgjedhur anëtar i Ansamblit shtetëror të këngeve dhe valleve të Maqedonisë para 65 vitesh.


Grupi i valltareve te fshatit Xherme


Grupi i valltarëve të këtij fshati, pas ҫlirimit të vendit, në një festival të mbajtur në Shkup, fiton vendin e parë në Republikë, më kërcimin e valleve burimore të Malësisë së Tetovës.


Asllan Rizvani anetare i reprezentacionit te ish-Jugosllavise ne mundje te lire

Sporti më i dalluar dhe i njohur në suaza ndërkombëtare, është ai i mundjes. Xherma ka kultivuar numër të madh mundësish. Ndër ta më të dalluarit, të njohur edhe në suaza ndërkombëtare,të cilët kanë qenë edhe anëtar të reprezentacionit të ish Jugosllavisë janë: Asllan Rizvani, Nebi Mustafa, dhe Aliman Abdurrahmani të cilët kanë zhvilluar shumë ndeshje kundër Senegalit, Bullgarisë, Greqisë, Turqisë, Australisë, Anglisë dhe janë bartës të shumë medaljeve, me karakter kombëtarë dhe ndërkombëtar duke fituar vende të para, të dyta dhe të treta.


Nebi Mustafa dhe Aliman Abdurrahmani, anetar te reprezentacionit te Maqedonise ne mundje – stil te lire

Xherma është dalluar edhe në organizimin dhe mbajtjen e kuvendeve nëpër Oda.Netët e gjata dimërore, para shumë vitesh, burrat i kalonin duke kuvenduar nëpër Oda.


Abdilkader Selii, Remzi Aliu dhe VAldrin Durmishi, ne Oden e burrave 

Aty grumbulloheshin, llafoseshin sjellnin vendime dhe argëtoheshin me lojrat popullore dhe me meloditë e bukura të fyellit kavallit dhe dajres në përcjellje të këngës burimore.


Grupi instrumental i fshatit Xherme