Diaspora shqiptare në Amerikë është në zi dhe pikëllim pas lajmit për ndarja nga jeta e aktivistit dhe sportistit të njohur, Behxhet Gërguri. Ai ka jetuar në shtetin amerikan Utah, kurse me prejardhje ka qenë nga fshati Studime e Epërme-Vushtri, transmeton Gazeta Lajm.

“Lajmi i hidhur për ikjen e hershme nga kjo botë na ka tronditur. Mbetëm pa mikun, sportistin, shokun tonë të çmuar Behxhet Gërgurin. E lusim të madhin Zot që ta shpërblejë me Xhenet, kurse familjes dhe farefisit të na lehtësojë dhimbjen”, ka shkruar një mik i tij, duke shprehur dhimbjen për shokun e tij, Behxhet Gërguri.