“Enver Hoxha ishte koka dhe Nexhmija qafa që e lëvizte atë”? Kjo shprehje dëgjohet shpeshherë teksa flitet për marrëdhënien e çiftit, si burrë e grua, por edhe si drejtues të vendit. Mjeku personal i Enver Hoxhës, ka rrëfyer se ky është thjesht një mit, i pa bazuar në asgjë reale.

Babaramo: Kam jetuar sa për të qenë i informuar se nuk kishte institucione, por vetëm me porosi dhe kam përshtypjen që realisht Nexhmija e drejtonte vendin…

-Kjo është një hamendësim, që thonin Nexhmija komandonte Enverin, por Nexhmija ishte e varur nga Enveri, i pas tij, e kishte idhull atë, më krijohej përshtypja se mos gabonte në ndonjë gjë…
Babaramo: Për aq kohë sa kontrollonte informacionin…

-Frika me respektin se nuk donte që t’i prishte qejfin, por kjo që thoni ju, nuk e di për Çfarë vendimmarrje e keni fjalën. Nuk di të ketë në ndonjë proces të incizuar personalisht prej saj, të jetë firmosur apo të jetë nisur nga ajo.
Babaramo: Ju e keni vizatuar gati si një murgeshë të kuqe, që qe e obseduar nga feja e saj dhe i shenjti i saj

-Besnike në ideologji, pa asnjë gjë origjinale nga ajo. Ajo haptazi ishte pozicionuar kështu, me telefonin është e vërtetë, por ishte e gjithë struktura dhe kjo bëhej për të mos lënë gjurmë. Jepej urdhër me celular, kjo nuk linte gjurmë diku, ky sistem i influencave krijoi sistemin e favoreve “po të kesh një mik, ke një Çiflig”, por nuk ndodhte vetëm në Byro, por edhe tek drejtorët.

Artikulli paraprakDasmat në Maqedoni që po kushtojnë mijëra euro, ja ku shkojnë paratë (VIDEO)
Artikulli tjetërDrama e 29 korrikut/ Ekspertët: Sot mbaruan rezervat e Tokës, njerëzimi jeton me kredi…