Bojan Jovanoski dhe Zoran Milevski- Kiçeec, të dyshuar në rastin “Zhvatja”, mbeten në paraburgim në burgun e Shutkës.
“Këshilli gjyqësor pranë Gjykatës Penale- Shkup, duke vepruar në bazë të propozimit të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekje të krimit dhe korrupsionit të organizuar për vazhdimin e masës së paraburgimit për B.J dhe Z.M të përfshirë në lëndën ‘Zhvatja’, pas shqyrtimit dhe vlerësimit të fakteve ka sjellë vendim me të cilin e pranojnë propozimin dhe i caktojnë vazhdimin e paraburgimit për 30 ditë të reja”, kanë thënë nga Gjykata Penale. /SHENJA/