Aksident i rëndë në Gostivar. Informatat e para flasin se një polic ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër është në gjendje tepër të rëndë shëndetësore, nga lëndimet që morën nga përplasja e një makine. Sipas të dhënave nga terreni, policët kanë qenë duke ruajtur vendin e ngjarjes ku kishte ndodhur një aksident i mëhershëm, por janë bërë vetë shënjestër e përplasjes nga një makinë e dytë. Ende nuk janë zyrtare të dhënat mbi dinamikën, por meziat mësojnë se dy policët rrugorë ishin sjellë me urgjencë në Klinikën e Shkupit, për shkak të lëndimeve të rënda që kanë pësuar. Viktima është Petar Gjurçinovski, ndërsa polici tjetër në gjendje të rëndë është F.SH.(Alsat)

LEXO EDHE: