Politikani holandez Geert Wilders ka deklaruar këtë të dielë se ai ka shpallur fituesin e një konkursi për karikatura tallëse ndaj Profetit Muhamed, vetëm pak orë që njoftoi organizimin e këtij organizimi.

Wilders zbuloi se karikatura fituese tregonte një imazh të errët të një burri me mjekër me vetylla të ngrysura, i veshur me një çallmë të zezë dhe këmishë të zezë.

Politikani më në fund arriti ta mbajë këtë konkurs, vetëm një vit pasi një nismë e ngjashme e tij u anulua nga frika e sulmeve në Hollandë.

“Misioni u realizua. Fundi i konkursit ”, shkroi ai sipër fotos në fjalë që e përshkruan profetin si një burrë të zemëruar.

Më herët, Wilders u bëri thirrje njerëzve në një mesazh në Twitter të dërgojnë karikaturat e tyre të profetit.

 “Liria e fjalës duhet të mbizotërojë mbi dhunën e fetare islamike”– shkroi lideri i partisë më të madhe opozitare në parlamentin holandez.

Imazhet e Profetit Muhamed tradicionalisht janë të ndaluara në Islam. Për këtë arsye, karikaturat vlerësohen nga shumica e muslimanëve si shumë fyese.

Wilders anuloi një konkurs të ngjashëm në gusht të vitit të kaluar pasi policia arrestoi një njeri i cili kishte kërcënuar se do ta vriste për shkak të planit të tij.