Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare për Persona të Zhdukur mbajti sot takimin e fundvitit në të cilin u dha raport për rastet e identifikuara të personave të zhdukur.
U dhanë edhe mirënjohje për kontribuesit: Kryetarin e Komisionit për persona të zhdukur në Kosovë Z.Prenk Gjetaj, Drejtorin e përgjithshëm të instititutit të mjekesisë ligjore Z.Arsim Gerxhaliu, Familjarëve të Aktivistëve(mirenjohje postmortum), Kryetarët e Shoqatave për kontributin e tyre 20 vjeçar. KKAFZHK-ja bëri edhe Homazhe ne Varrezat e Reçakut ku të gjithë u zotuam se përpjekjet tona nuk do të ndalen edhe në vitet e ardhshme, derisa të zbardhet fati i të gjithë personave të zhdukur. Poashtu edhe u mbajt Konferenca për Media.

Me respekt Ahmet Grajqevci-Kryetar i KKAFZHK-së.