UEFA ka publikuar listën me 50 talentet e futbollit që duhet të ndiqen gjatë vitit 2020 dhe mes tyre ka edhe një lojtar nga Kosova.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Ballkanit, Blendi Baftiu. Sipas UEFA-s, 21-vjeçari është një “mesfushor mjaft i talentuar me tipare sulmuese.

Baftiu është golashënuesi më i mirë në kampionatin kosovar me dhjetë gola pas 17 takimesh.

Me këto ritme, 21-vjeçari i Ballkanit mund të thirret edhe në kombëtaren A në vitin 2020”.

Në listën ku është futur Baftiu bëjnë pjesë yje të rinj si talenti i Barcelonës, Ansu Fati, ai i Rennes, Eduardo Camavinga, Alessandro Bastoni i Interit, Mason Greenëood i Manchester United, Dejan Kulusevski i Juventusit, Rafael Leao i Milanit, Dominik Szoboszlai i Salzburg dhe Gabriel Martinelli i Arsenalit.