A keni parë reklama në internet në lidhje me humbjen e peshës ose anëtarësimin në palestër kohët e fundit?

Rreth vitit të ri, në kohën kur shumica marrin vendime për të jetuar një mënyrë jetese më të shëndetshme, këto reklama janë kudo. Dhe ato mund të jenë të rrezikshme.

Ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar po paralajmërojnë për rrezikun e përmbajtjes në lidhje me peshën dhe rritjen e incidenteve serioze të lidhura me çrregullimet e ngrënies.

Reklama të tilla mund të prekin njerëzit me një çrregullim në ngrënie ose të çojnë njerëz të tjerë drejt këtij ç’rregullimi, paralajmërojnë ata.

Statistikat e pranimit në spital në Mbretërinë e Bashkuar tregojnë një rritje të qëndrueshme të pacientëve të pranuar për çrregullime të ngrënies dhe çështje të lidhura me shëndetin mendor, nga 14,000 në 2016-17 në 16.500 në 2017-18 dhe në 19,000 në 2018-19.

Politikanë dhe njerëz të famshëm kanë shprehur shqetësime për këtë trend shqetësues.

“Jam i tronditur se sa e lehtë ka qenë për të rinjtë që të përdorin përmbajtje në internet që promovojnë çrregullime të ngrënies”, tha Ministri Britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock.