Sot iu është dhënë lamtumira e fundit policit nga Malisheva, Sami Thaqi, i cili ka rënë në krye të detyrës gjatë një aksioni të mbrëmshëm  të Policisë së Kosovës në Zhur të Prizrenit.

Nga një shpërthim me eksplozivë në aksionin kundër narkotikëve, mbrëmë ka mbetur i vdekur në vend Sami Thaqi si dhe janë plagosur dy koleg të tjerë të tij.

Me ceremoni shtetërorë Thaqi është varrosur sot në fshatin e tij të lindjes Shkarashnik të Malishevës.

Me lot dhe dhimbje ai u përcoll për në banesën e fundit. I mërzitur ishte edhe hoxha i fshatit mulla Ali Gashi i cili gjatë kësaj ceremonie nuk mund t’iu përmbahej lotëve.