Zv.presidenti i Turqisë, Fuat Oktay tha se vendi i tij do të prodhojë aeroplanët e tij luftarakë që do të jenë të afërt ose më të përparuar se F-35 aktualë.

Ai kujtoi prezantimin e prototipit të makinës së parë turke këto ditë, një tjetër në një seri përparimesh teknologjike dhe industriale në vend.

Ai theksoi se Turqia humbi rastin vite më parë me një makinë të markës Devrim, por tani shfrytëzon mundësinë me makina elektrike dhe inteligjente.

Duke iu referuar kritikave të disa qarqeve kur bëhet fjalë për këtë makinë, Oktay tha: “Ata që kundërshtojnë sot do të jenë të parët që përdorin këtë makinë nesër”.

E më tej, nën këtë eufori, ai shtoi se vendi i tij “do të prodhojë aeroplanët e tij luftarakë që do të jenë më afër ose më të përparuar sesa modeli aktual F-35”.

Në fund, Oktay vlerësoi se viti 2019 ishte një periudhë në të cilën u vendos ekuilibri dhe disiplina e ekonomisë turke, dhe se viti 2020 do të ishte një bum i ri ekonomik.