Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare është vlerësuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron me titullin më të lartë shtetëror, “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”.

Promovimi civil i Legjionit të Nderit më 1 janar mbledh 487 njerëz “të ndarë midis 395 kalorësve, 73 oficerëve, 13 komandantëve, 4 oficerëve të madh dhe 2 kryqeve të mëdha”.

Sociologu Claudine Herzlich dhe egjiptologu Christiane Ziegler janë ngritur në rangun e oficerit të madh, ashtu si dhe shkrimtari shqiptar Ismaïl Kadaré dhe shkrimtarja franko-bullgare Julia Kristeva shkruan gazeta franceze Le Monde.

“E themeluar nga Napoleon Bonaparte në vitin 1802, Legjioni i Nderit është më i larti i dallimeve kombëtare franceze. Sot, ajo ka 92,000 anëtarë, të shpërblyer për meritat e tyre të shquara në shërbim të kombit.


Shkrimtari Ismail Kadare është nderuar nga Franca me titullin e lartë “Oficer i Madh i Legjionit te Nderit”.

Lajmi bëhet me dije edhe nga deputetja Mirela Kumbaro.

“Ismail Kadare-Oficer i Madh i Legjionit te Nderit! Ka vetem 250 te tille sot ne France? ??

Nuk mund te fillonte me mire ky vit 2020!

Me dekret te posaçem te presidentit te Frances Emmanuel Macron, shkrimtari yne, pasi fitoi titullin prestigjioz “Komandant i Legjionit te Nderit” ne vitin 2016, shpallet sot “Grand Officier de la Legion d’Honneur”????

Faleminderit Ismail??

Merci la France??”, shkruan Kumbaro.


Vlerësimi i Kadaresë/ Presidenti Meta: Uroj të jetë një ogur për afirmimin e merituar europian të shqiptarëve

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas dhënies së titullit të lartë nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit” për shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare.

Kreu i Shtetit ka dhënë një urim dhe një mesazh të fortë jo vetëm për shqiptarët në ditën e parë të këtij viti.

“Vlerësimi i lartë i shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare, uroj të jetë një fillim i mbarë në këtë ditë të parë të 2020 për afirmimin e merituar europian të popullit tonë! ????”, shkruan Meta.


LEXO EDHE: