Megjithë problemet e fundit, Barcelona kryeson listën e klubeve më fitimprurëse, për të parën herë në histori.

Sipas klasifikimit special, “Football Money League 2020” të publikuar nga kompania e auditimit, Deloitte, me 840 milionë euro përfitime, katanalasit i rrëmbyen kreun rivalëve të Realit të Madridit, që me 757,3 milionë euro kishin gjithsesi një rritje të lehtë krahasuar me një vit më parë.

Manchester United dhe Bayern ruajnë pozitat e tyre, ndërsa me afro 646 milionë euro, Paris Saint Germain kapërceu Manchester City, duke i marrë vendin e pestë.

Liverpool, kampion i Europës dhe që po dominon kampionatin anglez pozicionohet vetëm i shtati, ndërsa Juventus kthehet në “Top 10”.

Nga Serie A, Interi, Roma dhe Napoli janë mes 20 vendeve të para për përfitime, ndërsa kriza e Milan është reflektuar edhe në financa.