Pasi ditën e djeshme hakerat turkë ”Anka Neferler” goditën faqen elektronike të qeverisë greke ka ardhur kundërpërgjigjia.

Gazeta greke Protothema raporton se “Anonymous Greece” ka sulmuar dhjetë faqe elektrionike të qeverisë turke duke përfshirë:

1- 112 Numrin e Emergjencës

2- Shërbimin e Emialit ‘Sabah’

3- Shërbimin e Emergjencave për cuname

4- 112 Emailin për shërbnimin e emergjencave

5- Emailin e shërbimit të Policisë së Turqisë

6- Emailin ‘Saglik’

7- Emailin për shërbimet ekonomike

8- Emailin për shërbime energjetike

9- SIP-VOIP të Energjisë së Turqisë

10- Shërbimin Email ‘’MIT’’

Sulmi nga ana e faqes së hakerave turk ka filluar pasi Turqia dhe Greqia kanë përplasje për sa i përket Luftës Civile në Libi. «Anka Neferler» sulmuan dje faqet elektronike të Shërbimeve Kombëtare të Inteligjencës Greke (EYP), Parlamentit, Ministrisë së Jashtme, tregut të aksioneve dhe Ministrisë së Financave.

Turqia ka një marrëveshje detare me Libinë për kufijtë në Mesdhe që Greqia e ka kundërshtuar. Por Greqia nuk është ftuar në Samitin e Berlinit aty ku po bëhen përpjekje për të ulur palët në një marrëveshje paqeje, por ka mbështetur gjeneralin libian Khalifa Haftar. Kurse nga ana tjetër Erdogan mbështet kreun e qeverisë aktuale të Libisë, al- Serraj.