Për Lauren Goodger nuk është ndonjë gjë e re që të tregojë format e saj XXL në rrjetet sociale apo në daljet publike.

E kështu ka bërë edhe së fundmi. 33-vjeçarja nuk i ka lënë vend aspak imagjinatës me veshjen e saj ekstravagante.

Ylli televiziv u shfaq e veshur me të brendshme, ndërkohë poshtë kishte edhe një palë pantallonta si rrjetë. Në këtë mënyrë ajo vuri në pah linjat e saj bombastike, të cilat i ka zgjeruar edhe me anë të operacioneve plastike.

Ndërkohë për t’u dukur paksa më e gjatë, Lauren kishte veshur një palë sandale me taka. Veshjen e kishte kombinuar me një çantë elegante “Chanel”.