Një çift kinez kanë braktisur fëmijët e tyre në një aeroport dhe janë larguar pa lënë gjurmë. Ngjarja është parë nga një blogere që ishte e pranishme dhe media lokale Yangzi Evening News shkruan se dyshja kineze janë larguar duke lënë fëmijët në aeroport.

Shkaku mësohet të jetë sëmundja e njërit prej fëmijëve, konkretisht djalit, të cili punonjësit e aeroportit ia kihsin ndaluar të ngjitej në avion pasi i kishin pikasur shenja të koronavirusit vdekjeprurës që ka pushtuar vendin. Menjëherë pas këtij momenti dyshja janë parë të debatojnë me stafin e aeroportit dhe më pas janë larguar duke lënë fëmijët aty. Dy vogëlushët kanë mbetur të braktisur, dhe pas asnjë mbikëqyrje, pa harruar edhe sëmundjen që mund t’u shkaktojë vdekjen.

Qytetet në të gjithë Kinën kanë forcuar kontrollin e shëndetit në qendrat e transportit në një përpjekje për të frenuar shpërthimin vdekjeprurës. Të paktën 10 qytete në Kinë, me rreth 33 milion milion njerëz, janë bllokuar dy ditët e fundit pasi numri i personave të sëmurë rritet dita ditës. Koronavirusit ka vrarë 26 persona deri më tani, por ekspertët parashikojnë se numri i vërtetë i personave me këtë virus mund të jetë mbi 10,000.