Një grua ka rënë nga kati i nëntë i një pallati në Rusi dhe më pas është ngritur në këmbë e çuditërisht nisi të ecë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Ngjarja e pazakontë është filmuar në një qytet në Siberi të Rusisë, më saktësisht në Izluchinsk. Pamjet tregojnë gruan 27-vjeçare që bie nga kati i nëntë dhe pritet nga një grumbull dëbore. Asaj iu deshën disa sekonda të ngrihet dhe më pas nis të ecë normalisht. Ajo vetë kërkoi ndihmë nga fqinjët që të thërrasin një ambulancë për të.

“The Sun” shkruan se tani ajo është nën kujdes intensiv në një spital. Mjekët konfirmuan që gruaja po vuan nga dëmtime të brendshme, por ishin të befasuar që nuk kishte kocka të thyera pas rënies së saj të tmerrshme. Temperatura ishte minus 14C kur ajo ra në datën 22 janar.

Skena u filmua nga një fqinj. Policia është duke hetuar ngjarjen, por konfirmohet se gruaja ishte në shtëpi vetëm kur ndodhi. Sipas autoriteteve nuk “motiv kriminal”, por sërish mbetet e paqartë pse ajo ra.

Pastruesit e kishin mbledhur dëborën në afërsi të bllokut të apartamenteve, çka e ka zbutur rënien dramatike të gruas.