Pamjet që tregojnë një të mitur duke ecur në një bordurë në pjesën e jashtme të një pallati, e kjo në një lartësi të konsiderueshme, kanë lënë pagojë mijëra ndjekës në rrjete.

Nga pamjet, duket sikur fëmija del nga një dritare e hapur e më pas shkon drejt një ballokoni që ka lidhje me dritaren, si pjesë të së njëjtit apartament.

Duket sikur aty nuk ka frymmë tjetër njeriu, apo se fëmija është harruar nga prindër të papërgjegjshëm. Skena vjen nga Tenerife në Spanjë.

Eshtë e paqartë se kush e ka realizuar videon, por ajo u nda në faqen në Facebook-ut të I Love Tenerife, ku gjeneroi reagime të shumta.